Pompeo i shkroi Daçiqit

Ministri i Jashtëm i Serbisë  Ivica Daçiç pranoi një letër nga Sekretari i Shtetit i SHBA Michael Pompeo, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë me Serbinë, si dhe me vendet e tjera, në mënyrë që të sigurojnë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik të të gjitha kombeve.

Pompeo deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë të vetëdijshme se “secili nga ne, si udhëheqës, duhet të mbrojë të drejtat e njeriut, të zhvillojë diplomaci në emër të qytetarëve që përfaqëson dhe të vazhdojë të takojë, madje edhe në mënyrë virtuale”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Sekretari i Shtetit Amerikan falënderoi Daçiç për urimin e tij me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA.

“Unë jam mirënjohës për mesazhin që më dërgove, më bëri të lumtur në periudhat e vështira të shkaktuara nga pandemia”, tha Pompeo.

“Çdo vit më 4 korrik, amerikanët festojnë përvjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, e cila shprehet qartë se të gjitha qeniet njerëzore kanë të drejtë në jetë, liri dhe ndjekje të lumturisë. “Këto ide përshkojnë diplomacinë amerikane çdo ditë,” tha Pomeo.

Pompeo shtoi se ai mezi pret vazhdimin e bashkëpunimit me Daçiç, në mënyrë që, siç deklaroi ai, “të kapërcejë sfidat me të cilat përballemi së bashku, të punojmë në përmirësimin e lirive dhe mbrojtjen e dinjitetit njerëzor të të gjithë njerëzve”.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet