Polonia sot mban zgjedhjet presidenciale

Në raundin e parë të garës zgjedhore, për president të Polonisë garojnë gjithësej 11 kandidatë, kurse gjasat më të mira për raundin e dytë i ka kreu aktual i shtetit Andrzej Duda.

Polonia sot mban zgjedhjet presidenciale të cilat më parë u shtynë për shkak të pandemisë COVID-19.

Qendrat e votimit u hapën në ora 7:00 dhe do të myllen në ora 21:00.

Në raundin e parë të garës zgjedhore, për president të Polonisë garojnë gjithësej 11 kandidatë, kurse gjasat më të mira për raundin e dytë i ka kreu aktual i shtetit Andrzej Duda.

Anketat e bëra para zgjedhjeve tregojnë se Duda si kandidat i Partisë në pushtet të Ligjit dhe Drejtësisë (PiS) do të marrë rreth 42 përqind të votave.

Rivali i tij më i madh në zgjedhje është kryebashkiaku akual i Varshavës Rafal Trzakowski. Njeriu i parë i kryeqytetit të Polonisë, Trzaskowski, është kandidat i Partisë opozitare të Platformës Qytetare dhe pret të marrë më pak se 30 përqind të votave.

Po ashtu, anketat tregojnë se anjë nga kandidatët nuk do të fitojë mbështejen e më shumë se gjysmës së votuesve dhe se pikërisht dyshja Duda-Trzaskowski do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve të caktuara për më 12 korrik.

Kategoritë
BotaLajme