Politikani amerikan refuzon të intervistohet nga gazetarja: Merr edhe një koleg me vete

Kandidati republikan për guvernator të Misisipit refuzoi të intervistohet nga një gazetare femër pa qenë e shoqëruar nga një koleg mashkull me të.

Gazetarja Larrison Campbell tha se dëshironte ta shoqëronte kandidatin Robert Foster në një udhëtim 15-orësh në kamionçinën e tij, por kjo kërkesë ishte refuzuar për shkak te gjinisë së saj.

Foster tha se po vepronte sipas fesë protestante dhe po ndiqte shembullin e ungjillorit të ndjerë Billy Graham, i cili kishte thënë se nuk do të kalonte kohë vetëm me ndonjë grua që nuk është gruaja e tij.

Kandidati për guvernator gjithashtu tha se ai dhe gruaja e tij i kishin premtuar njëri-tjetrit se do të shmangnin rastet që mund të vënin në dyshim martesën e tyre.

“Kjo është kamionçina ime, dhe në kamionçinën time shkojmë sipas rregullave të mia”, tha Foster.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet