Policia përplaset me emigrantë në rrugët e Parisit

Policia franceze ka shkatërruar një kamp të improvizuar emigrantësh në qendër të Parisit gjatë natës, duke sulmuar edhe emigrantët dhe aktivistë të grumbulluar.

Dhjetëra çadra të vogla janë larguar nga Place de la Republique derisa personat që gjendeshin aty u nxorën me forcë.

Emigrantët e pastrehë thonë se janë të detyruar të qëndrojnë në rrugë derisa vullnetarë të shumtë ishin bashkuar me ta, duke u lidhur në turma dhe duke brohorisur “strehim për të gjithë”.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe largoi personat e shtrirë në rrugë me shkopinj dhe goditje, shkruan Reuters.

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin ka shkruar se disa nga pamjet ishte të rënda ndërsa ka thënë se do marrin një raport më të plotë në lidhje me ngjarjen.

“Ata janë shumë të dhunshëm”, është shprehur Shahbuddin, një afganistan 34-vjeçar. “Ne thjeshtë duam një çati”, ka shtuar ai.

Rritja e madhe e migrimit nga Mesdheu në 2015, e nxitur nga lufta civile siriane dhe konflikte të tjera, ka rënë, por shumë azilkërkues ende jetojnë në kushte të pasigurta në Evropë, të pastrehë dhe të papunë.

Kategoritë
BotaLajme