Policia në Kinë njeh njerëzit në lëvizje falë këtij programi

Autoritetet kineze kanë filluar të aplikojnë një mjet të ri për të kontrolluar dhe identifikuar njerëzit: softueri për të njohur formën unike të trupit dhe ecjen e çdo personi, madje edhe kur fytyrat e tyre janë të fshehura nga kamera.

Tashmë në përdorimin e policisë në rrugët e Pekinit dhe Shangait, janë “sistemi i njohjes së ecjes” si pjesë e aksionit të Kinës për zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe mbikëqyrjes bazuar në ndjekjen e të dhënave, gjë që ngre shqetësime rreth qëllimit të përdorimit të teknologjisë, transmeton KosovaPress.

Huang Jongzen, drejtor i Watrix, tha se sistemi i tij mund të identifikojë njerëzit nga distanca deri në 50 metra, madje edhe kur janë të kthyer me shpinë mbrapa ose me fytyrë të mbuluar. Kjo mund të plotësojë hendekun e sistemit të njohjes së fytyrës, që kërkon imazhe me rezolucion të lartë.

“Analiza e ecjes nuk mund të mashtrohet nga tronditja e qëllimshme, ecja e parregullt dhe mënyra të tjera, sepse analizojmë të gjitha vetitë e gjithë trupit”, tha ai. Watrix muajin e kaluar njoftoi se ka ndarë 14,5 milionë dollarë për të përshpejtuar zhvillimin dhe shitjen e teknologjisë së saj për njohjen e ecjes, transmetojnë mediat kineze.

Policia kineze përdor sistemin për njohjen e personave dhe për t’i dënuar ata që kalojnë jashtë vendkalimeve për këmbësorë dhe zhvillon sistemin e integruar shtetëror të të dhënave nga kamerat për mbikëqyrje.

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji

Të ngjajshmet