Policia me aksion kundër ngacmuesve seksual në festivalin “Dokufest”

Policia e Kosovës ka marr një aksion në komunën e Prizrenit gjatë kohës kur është duke u mbajtur festivali i filmit “DokuFest”.

Ka shtatë ditë që ka filluar Dokufest në qytetin kulturor të Prizrenit dhe deri tash policia ka raportuar për një rast të ngacmimit seksual.

Hazir Berisha zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka thënë për Gazetën Insajderi se tash e disa ditë janë në aksion për t’i marr të gjitha veprimet e mundshme për çdo pa rregullsi në festival.

“Deri tash kemi pas vetëm një viktimë, shtetase e Irlandës e cila ka raportuar që është ngacmuar seksualisht në rrugën e kalasë dhe për shumë pak orë kemi arrestuar personin e dyshuar dhe pë rmomentin ai është në arrest”, ka thënë Berisha për Insajderin.

Ndër tjera Berisha ka treguar se në teren ka policë hetues dhe civil të cilët janë duke e përcjell situatën.

Vlen të theksohet se Prizreni këto dite është shndërruar në vatër turistesh, të cilët vijnë nga vendet e ndryshme të botës,  dhe një prej destinacioneve kryesore padyshim që është edhe Kalaja historike e qytetit të Prizrenit, në të cilën këto ditë po zhvillohen edhe aktivitete të ndryshme të festivalit ndërkombëtar “Dokufest 2018”

Ndryshe, pesë persona ishin arrestuar nga Policia e Kosovës në mesnatën e së shtunës në qendrën rekreative Andrra.

Që të gjithëve iu janë gjetur në posedim afro 20 gramë “Marihuanë”, siç njofton Policia. Të dyshuarit me urdhër të Prokurorit janë liruar dhe rasti i tyre mbetet nën hetime.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet