Policia maqedonase vret “Llapin” e Tetovës: ja pse u ekzekutua Jeton Rrexhepi

Policia maqedonase ka ekzekutuar të ashtëquajturin “Llapi”, tetovarin 38-vjeçar Jeton Rrexhepi, i dënuar me 25 vjet burg për “vrasje”. Ai mbeti i vrarë duke u përpjekur për t’i ikur policisë,.

I arratisur shumë vite më herët nga burgu, kjo e sotmja ishte tentativa e katërt me radhë e policisë për ndalimin e tij, por Rexhepi është kundërpërgjigjur me armë zjarri. Burimet e para nga terreni flasin se ai ka qenë i armatosur dhe ka hapur zjarr drejt forcave speciale që kishin shkuar për ta arrestuar në orët e para të mëngjesit.

Policia kishte tentuar ta ndalonte edhe në vitin 2012, në 2014 si dhe në 2016 por i dënuari i arratisur nga burgu i Shtipit ia kishte dalë t’i ikte policisë. /tesheshi.com/

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet