Policia i arrestohen për vjedhje tre të rinj në Pejë, tregon se çfarë konfiskuan

Policia e Kosovës i ka arrestuar tre persona në Pejë për vjedhje të rëndë. Të dyshuarit për këtë vepër penale janë A.SH., 26 vjeç, L.S. 20 vjeç dhe E.A. 28 vjeç.

Policia ka konfiskuar një televizor dhe katër zmadhues të zërit, të cilat më pas i janë kthyer pronarit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari i parë dhe i tretë janë ndaluar për 48-orë, ndërsa i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.

Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës, Stacioni Policor Pejё, me datёn 7.10.2020 rreth orёs 00:20, nё rrugën ‘Bekim Berisha-ABEJA’ nё Pejё, ka ndaluar veturën Golf me targa vendore.

Policia ka bёrё verifikimin e personave dhe gjatё kontrollit në bagazhin e veturës ёshtё gjetur njё (1) televizor dhe katёr (4) zmadhues tё zёrit, tё cilët janё konfiskuar deri në verifikimin e tyre.

Policia ka shoqёruar tё dyshuarit në Stacionin Policor nё Pejё dhe pas intevistimit, tё njëjtit, me urdhёr të prokurorit tё shtetit lirohen në procedurё të rregullt.

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejё, si vazhdimësi e hetimeve intensive operativo-hetimore ka arritur ta identifikojё shtёpinё e viktimёs nё fshatin Vitomiricё, shtёpi nё tё cilёn nuk jeton askush, pasi qё pronari jeton në botën e jashtme, ku dyshohet se janё vjedhur sendet e lartcekura.

Viktimёs sё rastit sendet e konfiskuara nga tё dyshuarit i janё kthyer prapё nё posedim.

Pas identifikimit tё vendit tё ngjarjes me datёn 13.10.2020, janё arrestuar dhe janë intervistuar tё dyshuarit:

· A.Sh. lindur me 1994 m/k

· L.S. lindur me 2000 m/k

· E.A. lindur me 1992 m/k

Me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, i dyshuari i parë dhe i tretë, pas intervistimit ndalohet pёr 48- orё, ndёrsa i dyshuari i dytё ёshtё liruar në procedurё të rregullt.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet