Policia gjen dhe i arreston tre të dyshuarit për vjedhje në “Viva Fresh”

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë tre persona të dyshuar për vjedhjen e “Viva Fresha” në Fushë-Kosovë.

“Lidhur me rastin e vjedhjes grabitqare që ka ndodhur sot në Fushë Kosovë, policia ka arrit të identifikojë katër persona të dyshuar, prej të cilëve tre i ka shoqëruar në stacion policor. Veprimet e mëtejme ndaj tyre do të ndërmerren në koordinim të plotë me institucionet kompetente”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës

Kujtojmë se sot rreth orës 12:30 është raportuar për një vjedhje grabitqare  nga një dyqan në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.

“Nga informatat e para dyshohet që një person i moshës së mitur ka vjedhur gjera ushqimore nga dyqani në fjale dhe i njëjti është pritur jashtë dyqanit nga disa të tjerë që po ashtu dyshohet të jenë të mitur”, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

Kategoritë
LajmeVendi