Policia e Kosovës sekuestron mbi 40 armë gjatë një operacioni policor (FOTO)

Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar me datë29.07.2020 ka bërë arrestimin e katër personave të dyshuar për veprat penale:“Fajde” nga neni 331, “Importi, export, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi,ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse“nga neni 364,
dhe “Mbajtje në pronësi , kontrollë, ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni366.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorin e shtetit dhe me urdhëresë të gjykatëskompetente, me datë 29.07.2020 në Prishtinë, ka realizuar një plan operativ të koduar“Noli”, me ç’rast është bërë kontrollimi i tri lokacioneve të ndryshme me dyshimin se të njëjtat ndërlidhen me veprat penale të lartëcekura.

Gjatë kontrollimit të këtyre lokacioneve janë gjetur dhe sekuestruar :

 7 armë të llojit AK 47,
 2 armë të gjata ,
 34 armë të vogla (modele dhe kalibër të ndryshëm)
 1 granatë dore
 8980 fishekë kalibër të ndryshëm
 2.580 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë
 1370 euro,
 100 franga,
 20 pound,
 4 telefona celular,

Poashtu janë sekuestruar edhe pasije për përpunim të armëve, tyta të armëve, fletorepër shënime dhe dëshmi tjera të rëndësishme që ndërlidhen me rastin.Gjatë këtij operacioni policor, janë arrestuar katër persona të dyshuar të cilët dyshohet se në vazhdimësi kanë bashkëvepruar në kryerjen e veprave penale të cekura me lartë. Pas intetrvistimit, me vendim të prokurorit kompetent të njëjtit janë dërguar në mbajtje
për 48 orë.

Kategoritë
LajmeVendi