Policia e Kosovës aksion të madh kundër kazinove dhe krimit të organizuar në Karaçevë

Policia e Kosovës ka zhvilluar aksion të madh në zonën kufitare të Karaçevës, këtë të premte.

Kjo, pasi në të kaluarën është raportuar për një sërë aktivitetesh të jashtëligjshme, duke ushtruar trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Mësohet jo zyrtarisht se në këtë aksion janë përfshirë edhe Administrata Tatimore e Kosovës(ATK) dhe Dogana e Kosovës.

Ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, duke diskutuar të premten në Kuvend lidhur me çështjen e Karaçevës, ka thënë se do të merret me më konkretisht me veprimtaritë ilegale atje.

Veliu, ka thënë se kazinotë kanë qenë të hapura gjatë kohës sa ishte në qeveri lideri i VV-së, Albin Kurti

Sipas tij kazinotë janë ndërtuar të reja dhe kanë funksionuar pa pengesë.

“Po ta përsëris edhe një herë, është fakt i vërtetë që gjatë qeverisjes Kurti, në Karaçevë janë ndërtuar dhe kanë funksionuar pa pengesë të gjitha kazinot, janë ndërtuar të reja. Edhe një herë po e theksoj, po tash po të them edhe diçka tjetër, në muajin shkurt, unë nga shefi juaj (Kurti) kam kërkuar që të bëjmë një operacion në Karaçevë, në mënyrë që ta ndalojmë punën e kazinove, veprimtaritë e tyre, por shefi juaj nuk ka pranuar, shko pyete!”, tha Veliu.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet