Policia e Dubait fillon stërvitjet me makina fluturuese (Video)

Lamtumirë trafikut dhe rrugëve të bllokuara. Për misionet më të vështira policia e Dubait ka në parkun e saj të mjeteve një motor të pabesueshëm fluturues e cila më shumë ngjan me mjetet e përdorura në filmat fantastiko- shkencor.

Kompania ruse Hovercruft ka arritur një marrëveshje me policinë e Dubait, të cilën do ta furnizojë me makina fluturuese “Scorpion- Quadcopter”, transmeton Gazeta e Re.

Makinat e njohura si Scorpion të cilat janë të dizajnuara në atë mënyrë që të udhëtojnë deri në 50 kilometra vetëm me një mbushje dhe të ngrihen deri në 5 metra lartësi, tani e tutje do të jenë në duart e policisë së Dubait.

Kategoritë
BotaLajmeTë ndryshmeTeknologji

Të ngjajshmet