Policia britanike dhe supermarketet përplasen për maskat

Zinxhirët më të mëdhenj të supermarketeve në Britani kanë thanë se nuk do të largojnë klientët që nuk mbajnë maska.

Policia dhe supermarketet britanike u përplasen të premten rreth asaj se kush duhet të zbatojë rregullat e reja që kanë të bëjnë me mbajtjen e maskave të fytyrës të detyrueshme në dyqane.

Kushdo që shkel rregullat mund të gjobitet deri në 100 funta.

“Janë anetarët tanë të policisë nga të cilët pritet të sigurojnë mbarevajtjen e asaj që është mënyrë e re e të jetuarit, por unë do të nxis dyqanet e shitjes me pakicë që të luajnë rolin e tyre në bërjen qartë të rregullave, nëse nuk keni maskë, atëherë nuk mund të hyni”, tha John Apter, shefi i Policisë Federale të Anglisë dhe Uellsit.

“Oficerët do të jenë atje për të ndihmuar dyqanet nëse është e nevojshme, por vetëm si mjeti i fundit, pasi ne thjesht nuk kemi resurse”, tha ai.

Co-op, Asda dhe Sainsbury, tre nga zinxhirët më të mëdhenj të supermarketeve në Britani, thanë se nuk do të largojnë klientët që nuk mbajnë maska.

“Ne do të kemi mbishkrime në dyqane për rregullat e reja të mbulimit të fytyrës, por është e qartë se punonjësit e dyqaneve nuk duhet të zbatojnë legjislacionin e ri”, tha Jo Whitfield nga Co-op.

“Çdo ditë ata përballen me abuzim, sjellje kërcënuese dhe madje sulme fizike. Shifrat tona tregojnë se gjatë krizës së COVID-19, raste të tilla janë rritur, ndërsa detyrimi i mbajtjes së maskës mund të jetë një tjetër pikë interesante”, theksohet më tej.

Sainsbury, zinxhiri i dytë më i madh i supermarketeve në vend, tha në mediat sociale: “Ne nuk do të bëjmë trysni ndaj klientëve tanë pa maskë kur hyjnë ose kur janë në dyqan, pasi ata mund të kenë një arsye për të mos mbajtur maska”.

Zëdhënësi i Asda tha: “Ndërsa ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i inkurajuar fuqimisht klientët që të mbajnë maska në fytyrë brenda dyqaneve tona, është përgjegjësi e autoriteteve përkatëse të policisë që të zbatojnë rregullat e reja”.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në 45.677, një rritje prej 123 viktimash në 24 orët e fundit, kurse rastet e konfirmuara kanë arritur në 297.914, me një rritje prej 770 infeksionesh./AA

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet