Polici Çlirim Shaqiri dëshmon se si nën breshëri plumbash tërhoqën trupin e rreshterit Afrim Bunjaku

Dëshmitari i dytë në rastin Banjska, Çlirim Shaqiri, po ashtu pjesëtar i Policisë së Kosovës, i plagosur në këtë rast, gjatë dëshmisë së tij, në pjesën e pasdites të seancës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, tregoi se si nën breshëri plumbash kanë tërhequr nga vendi i ngjarjes trupin e rreshterit Afrim Bunjaku.

“Pasi kemi dhënë informatën në dhomën komanduese na është thënë që të kthehemi në lokacion për të marrë pamje që për çështje operative për të parë si si është gjendja. Kemi shkuar, na është thënë që do të vijnë disa patrulla nga Zveçani për të na asistuar në lidhje me rastin dhe kanë thënë se do t’ju kontaktoj nënkolonel Veton Elshani me telefon. Kemi kontaktuar me të në telefon, i cili më ka pyetur se sa zyrtar policorë jemi në lokacion dhe se na ka treguar që të kërkojmë asistencë edhe nga ndërhyrja e shpejtë. Pasi m’i ka dhënë këto informata ka kërkuar që të komunikojmë me zyrtarin policor Mirsad Kryeziu dhe i ka thënë që të shikohet mundësia për largimin e barrikadës. Unë kam komunikuar më bazën e Kushtovës dhe kemi kërkuar që të vijnë në lokacion se gjendja nuk është si zakonisht.
Rreth orës 03:00 kanë ardhur dy patrulla në krye me rreshterin e ndjerë Afrim Bunjaku. Në ato momente kemi bërë një komuninikim mes kolegësh, ku kemi ndarë pozicionet, detyrat dhe gjatë konsultimit me Arben Rashitin më është thënë që të qëndrojë te vetura, derisa kanë vazhduar zyrtarët e tjerë për kontrollim rreth kamionëve… Më ka kontaktuar Veton Elshani me telefon. I kam treguar që ka ardhur patrulla dhe gjatë bisedës më të kanë ndodhur dy shpërthime të njëpasnjëshme. Kam arritur t’i them në telefon që ka gjuajtje, për shkak se pas shpërthimeve kanë filluar edhe gjuajtjet dhe kam marr mbrojtje afër motorit të veturës. Para se të ndodhë sulmi nuk kam mundur që të vërëj dicka të dyshimtë, pasi në pjesën ku kemi qëndruar ne, ka qenë një ndriçim më i madh. Pasi që kanë ndodhur shpërthimet në pjesën time të djathë si pasoj e shpërthimeve ka qenë tym dhe nuk kam mundur të vërej se çfarë ka ndodhur dhe ju kam kundërpërgjigjur sulmit. Nga kolegët kam dëgjuar duke më thirrur. Më kanë thënë sjelle veturën se një koleg është plagosur rëndë. Ishte fjala për rreshterin e ndjerë Afrim Bunjakun. Pasi kam dëgjuar këto thirrje jam futur në veturë dhe kam filluar që të lëvizë mbrapa që t’i afrohem rreshterit të ndjerë. Pasi që ka pasur shumë gjuajtje në drejtim timin nuk kam mundur që të dërgoj veturën afër rreshterit për shkak se vetura është dëmtuar shumë rëndë. Më është fikur vetura. Kam tentuar që ta ndez, nuk kam mundur dhe kam mbetur në veturë. Në ato momente kolegu Alban Rashiti më ka vërejtur që kam mbetur në veturë dhe ka thirrur, duke bërtitur dil nga vetura se nuk punon. Kam arritur që të dalë nga vetura, jam ulur pranë veturës që të komunikojë më mirë me koleget, me ç’ rast Rashiti me ka thënë që të vazhdojë në drejtim të tij se unë të mbuloj me zjarr: vetëm eja në drejtim timin për shkak se më ka parë që isha në gjendje të vështirë. Kam arritur të shkoj afër kolegëve në breshëri plumbash dhe aty kam marr vesh që përveç rreshterit të ndjerë është plagosur edhe kolegu Alban Rashiti. Të shtënat që nga momenti i shpërthimit nuk janë ndalur asnjë moment dhe ka qenë armatim i rëndë që është përdoru kundër nesh. Për shkak të errësirës nuk kemi mundur që të identifikojmë se çfarë pajisjesh janë përdorur.

“Më është thënë nga kolegu Alban Rashiti të bëjmë dëmtimin e ndriçimit sepsa kemi qenë në pozicion të zbuluar dhe në rrezik për jetë e kemi fikur ndriçimin që ka qenë në arë.
Mirsadi e ka marr veturën tjetër dhe është afruar afër trupit të rreshterit Afrim Bunjaku me ç’rast ka filluar të tërheq trupin e rreshteri që ta fus në veturë, ku i ka ndihmuar edhe një koleg tjetër nga Zveçani. Kam dalë nga pjesa e kolegëve dhe jam munduar që të shtyjë trupin për ta futur në veturë nga karriga e pasme. E kam vërejtur që nuk po mund ta fus në veturë jam sill nga ana tjetër dhe kam tërhequr trupin e rreshterit dhe e kemi futur në veturë. Në ato momente e kemi kontrolluar për puls. Nuk kam mundur që të vërej puls, për shkak të sulmit nuk kemi mund që t’i japim ndihmë tjetër. Kolegu Mirsadi me një koleg tjetër me trupin e rreshterit të ndjerë, përkundër që janë sulmuar në ato momente, kanë arritur që të largohen për në Mitrovicë Jugut”, rrëfeu polici Shaqiri.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi