Polici bëhet për spital, shkoi në një restorant për të inspektuar masat anti-Covid

Një zyrtar policor është sulmuar dje në një restorant në rrugën “B”, derisa ishte duke e kryer detyrën zyrtare

Polici atje kishte shkuar për të inspektuar nëse janë duke u respektuar masat anti-Covid. Gjatë kësaj kohe të njëjtin e kanë sulmuar dy persona.

Sipas policisë të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. B, Prishtinë 15.01.2021 – 22:15-22:56. Pas pranimit të informatës për mos respektimi të vendimit të qeverisë për respektimin e masave anti Covid 19 njësitë policore së bashku me inspektorët sanitarë kanë dalë në atë lokacion ku brenda në restorant kanë hasur një numër të konsiderueshëm të qytetarëve. Dy të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor i cili më pas ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin e shtetit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
LajmeVendi