Polemika në Spanjë, Mesi duhej të ndëshkohej me karton të kuq (Video)

Lionel Mesi bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Jeraj në fundin e ndeshjes me Athletic Bilbao dhe për moviolën e gazetës “As” mund të ishte karton i kuq.

Ish-arbitri Iturralde Gonzalez thotë se sulmuesi argjentinas e mban këmbën e ngritur dhe mund ta dëmtojë rëndë kundërshtarin.

“Mund të ishte edhe i kuq”, thotë ai. Interesant është fakti që arbitri Gil Manzano nuk e ndëshkoi argjentinasin as me karton të verdhë.

Ndeshja u fitua me vështirësi nga katalanasit me rezultatin 1-0 falë golit të mesfushorit kroat Ivan Rakitiç.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet