Pogba ka zgjedhur Real Madridin?

Paul Pogba kërkon me çdo kusht Real Madridin.

Pas fjalëve të djeshme të mesfushorit francez, i cili haptazi tregoi se kërkon largimin nga Manchester United.

Sipas “AS”, burime shumë afër lojtarit bëjnë të ditur se Pogba tashmë ka marrë tashmë vendimin për të luajtur nën urdhrat e Zidane.

“Por do të jetë e vështirë të largohet nga atje, do të jetë një nga ato negociata që zgjasin gjatë gjithë verës”, tha një për prestigjiozen “AS”.

Por Reali nuk dëshiron të paguajë shifrën prej 160 milionë euroshqë Manchester kërkon, teksa nuk ka as marëdhënje të mira me agjentin e Pogas, Mino Raiola.

Mbetet të shihet në javët në vijim e ardhmja e Pogbas teksa merkato në Premier League mbyllet në 8 gusht.

 

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet