Poezia e parë në gjuhën shqipe në Shqipëri, në Kosovë, nisë në Gjakovë nga Yvejs Efendija, 1699

Historia e poezisë është e gjatë sikur edhe vetë njeriu… Njeriu e filloi kohën e shkrimit me numrat e mandej shkrimet e tjera me germa në formë të pykave (shkrimi kuneiform).

Nga artet, poezia gjendet e shkruar e para, pikërisht mbi monolite. Këto shkrime datojnë prej para 3000-5000 vjetësh. Sot dihet me siguri se poezia më e lashtë e zbuluar është poema epike, që flet për historinë e mbretit Gilgamesh  (Epopeja e Gilgameshit), e shkruar mbi rrasa argjili.

Në Kinën e lashtë, kemi Shi jing-un (Kanuni i poemave), libër ky i shenjtë i poezisë. Praktikisht janë pesë Jing-ë, të cilët lidhen drejtpërsëdrejti me Konfuçin.

Në Poetikën e vet, Aristoteli e ndan poezinë në tri lloje: epikë, tragjedi dhe komedi.

Termi “poezi” është përmendur edhe në Kur’an, siç janë  përmendur edhe fjalët poet dhe poetët.

Muhammedi (a.s.) thoshte :”Vërtet, në poezi ka urtësi.” Ai e kishte poet zyrtar Hasan bin Thabitin, që rrinte në xhami dhe recitonte poezi.

Recitonte poezi edhe Nabiga Dhubjani, poet i njohur arab, i cili në vargje tha:

“Erdha te Pejgamberi,

kur me udhëzim erdhi,

dhe lexoi Librin, që

si shkëndijë ndriçon…”

Këto vargje e të tjera, që ai shqiptoi në prani të Pejgamberit (a.s.) tërhoqën vëmendjen e tij dhe ai iu drejtua poetit me fjalët:

“Mos ta mbylltë Allahu gojën!”

Pejgamberi (a.s) dëgjoi vargje në xhami edhe nga Ka‘b ibn Zuhejri, kur ky shqiptoi në vargje se:

“Pejgamberi  është dritë, me të cilën ndriçohemi,

Luan, nga shpatat e zhveshura të Indisë.”

Këtu, ndërhyri Pejgamberi (a.s.) duke e përmirësuar: “nga shpatat e Allahut”, dhe Ka‘bi e përmirësoi, pra vargu “Luan, nga shpatat e zhveshura të Indisë” u përmirësua në:

“Pejgamberi  është dritë,

me të cilën ndriçohemi,

Luan, nga shpatat e Allahut.”

Ndikimi i Kur’anit të madhnueshëm dhe i Pejgamberit (a.s.) mbi shpirtin e muslimanëve ishte aq i madh saqë mjedisi kulturor islam iu kthye botës së letërsisë si formë qendrore e të shprehurit artistik, kudo që u përhap Islami dhe u ndje ndikimi i Kur’anit. /M.Yvejsi /Gazetaere.com/

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet