Poezi për Mexhid Yvejsin

Dashuroni o njerëz, Sonte bota një dashuronjës më pak e ka!

Bëni sexhde o njerëz, Sonte toka një namazli më pak e ka!

Agjëroni o njerëz, Sonte ramazani një agjërues më pak e ka!

Shkruani o njerëz, Sonte pena një urtak më pak e ka!

Mos qani, buzëqeshni o njerëz, Sonte miqtë e tij një të buzëqeshur më pak e kanë!

Përkujtojani tjerëve fenë o njerëz, Sonte muslimani, një përkujtues më pak e ka!

Lexoni o njerëz, Sonte libri një lexues më pak e ka!

Bëni dhikër o njerëz, Sonte njerëzimi një gjuhë-pastër më pak e ka!

Falënderoni o njerëz, Sonte veshi një falënderues më pak e ka!

Bëni mirë o njerëz, Sonte nevojtari një bamirës më pak e ka!

Emir Hukallo

Kategoritë
LajmeVendi