Plenkoviç: Do të inkurajojmë Shqipërinë dhe RMV-në të ndërmarrin reforma të mëtejshme

“Ne do t’i inkurajojmë si Shqipërinë ashtu edhe Maqedoninë e Veriut të ndërmarrin reforma të mëtejshme dhe do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje me partnerët brenda Unionit që do të mundësojë hapjen e bisedimeve”, tha Plenkoviç.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel në Zagreb tha se për Kroacinë veçanërisht e rëndësishme është që para takimit të vendeve anëtare të Unionit me vendet e Evropës Juglindore në maj në Zagreb, të gjendet zgjidhje lidhur me mosmarrjen e vendimit për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të Kongresit të Partisë Popullore Evropiane të mbajtur në Zagreb nga 19 deri më 21 nëntor 2019, ku morën pjesë udhëheqës të shumtë të vendeve dhe institucioneve evropiane, kryeministri kroat Plenkoviç u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel, dhe pas takimit mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

Plenkoviç theksoi se gjatë takimit u bisedua për marrëdhëniet midis Kroacisë dhe Gjermanisë, për temat kryesore evropiane që lidhen mes dy vendeve, pasi Kroacia do të kryesojë Këshillin e Bashkimit Evropian në gjashtë muajt e parë të vitit 2020 ndërsa Gjermania gjashtë muajt e tjerë të vitit.

“Gjermania ka qenë gjithmonë vendi ynë miqësor dhe një vend që na ka mbështetur në qëllimet tona strategjike ndërkombëtare, partneri ynë kryesor i tregtisë së jashtme, një nga vendet kryesore të investimeve në Kroaci, një vend ku jetojnë shumë kroatë dhe një vend nga i cili vijnë shumë turistë çdo vit”, tha Plenkoviç, duke shtuar:

“Dëshira jonë është të forcojmë bashkëpunimin ekonomik përmes dialogut politik intensiv, por edhe në të gjitha fushat e tjera”.

Plenkoviç tha se ishte veçanërisht e rëndësishme për Kroacinë të gjente një zgjidhje përpara takimit të BE dhe vendeve të Evropës Juglindore, e cila do të mbahet në Zagreb në maj, pasi nuk u mor vendimi për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ne bashkarisht do të punojmë dhe do t’i inkurajojmë si Shqipërinë ashtu edhe Maqedoninë e Veriut të ndërmarrin reforma të mëtejshme dhe do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje me partnerët brenda Unionit që do të mundësojë hapjen e bisedimeve dhe eventualisht të modifikojnë vetë metodologjinë”, tha Plenkoviç.

“Ne do të kontribuojmë bashkarisht në të gjitha sfidat evropiane në vitin 2020,” vazhdoi më tej Plenkoviç.

I pyetur për të komentuar propozimin e Francës për të ndryshuar procesin e bisedimeve për pranim në BE, Plenkoviç beson se procesi ekzistues i zgjerimit është hartuar vërtetë në atë mënyrë që ekziston mundësia edhe e pezullimit të negociimit të kapitujve të caktuar dhe kthimin e të ashtuquajturës kthyeshmëria në kapitujt tashmë të mbyllur.

“Teknologjia e procesit sot u lejon tashmë vendeve anëtare ta bëjnë këtë, nëse ka nevojë për të ose një vend që dëshiron të jetë anëtar nuk i plotëson kriteret. Ne besojmë në bashkëpunim me kancelaren Merkel. Do të kërkojmë një zgjidhje që mund të përmirësojë metodologjinë, por ende lejon që procesi të ecë përpara”, tha Plenkoviç.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet