Plazhi i Shpellës Lukovë: Vend i fshehtë që nuk e dinë të gjithë

Ky vend është një ndër më të preferuarit për ata që duan të ikin nga zhurma dhe duan të kalojnë disa ditë relaksi në vendin ku natyra ka bërë mrekulli.

Bëhet fjalë për Plazhin e Shpellës Lukovë, vend ky i cili popullarizohet shumë më shumë në sezonin e verës, plazh ky i cili frekuentohet më së shumti nga të huajt.

Turistët vendës dhe të huaj nuk i rezistojnë këtij fshati për të shijuar disa ditë pushimesh. Ky vend ka një det dhe rërë të pastër, ku natyrë është tërësisht e virgjër.

Rruga që të shpie tek plazhi “Shpella” është rrugë gjarpërore dhe u asfaltua në vitin 2011, gjë kjo që ia mundëson turistëve vizita më të lehta.

Panorama që të shfaqet përpara syve pas çdo metri udhë që përshkon me makinë është e mrekullueshme. Pas pak kilometrash që përshkruhen në pak minuta, shfaqet plazhi “Shpella”. Që në momentin e parë kupton se për fat betoni nuk e ka “infektuar” këtë perlë të fshehur. Lokalet janë të gjitha prej druri. Nuk ka asnjë gjurmë betoni.

Ujin e kemi sjellë vetë deri këtu. E mbajmë në depozita. Ashtu bëmë edhe me dritat. Nuk na i solli shteti. Blemë kabull dhe e shtrimë vetë”, ka thënë pronarja e njërit prej lokaleve buzë detit, që do të thotë se lukovitet me dëshirë të tyre e kanë krijuar këtë plazh shumë të veçantë.

Numri i turistëve në këtë fshat, është çdo vit e në rritje, gjë që jep një shpresë për bizneset e kësaj ane.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet