Plani 6-pikësh për implementim të marrëveshjes Kosovë – Serbi, sipas Vuçiqit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shpalosur planin 6-pikësh, për të cilin ka thënë se do të zbatohet në kuadër të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.

Ai pas takimit me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak në Beogard, tha se për këtë akt dihet pak në publik, por sipas tij, me këtë synohet të implementohet marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve, shkruan B92.net të enjten.

Pos asociacionit që ai e ka renditur si pikë të dytë, janë edhe pesë pika të tjera që ai ua ka zbuluar gazetarëve. Pika e parë, sipas tij flet për rregullimin e kornizës ligjore, e treta për Policinë, e katërta për gjyqësorin, e pesta për zgjedhjet lokale dhe e gjashta për dispozitat e përgjithshme.

Asociacioni ishte temë edhe mes Vuçiqit e Lajçakut, të enjten pasdite, sikur që ishte edhe në Prishtinë gjatë dy ditëve të shkuara.

Lajçak tha se Asociacioni është çështje e kryer, pasi ai është firmosur, porse ka mbetur të diskutohet në Bruksel për statusin e tij.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet