Plagosja e mësueses, reagon Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi paraditen e sotme në kryeqytet ku është plagosur me thikë një mësuese.

Ahmeti njoftoi se ka vizituar mësuesen e cila po merr trajtimin në QKUK dhe ajo gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Para pak orësh në shkollën 7 marsi në Prishtinë një prind e një nxënëse në parashkollor ka sulmuar me thikë një mësuese edukatore në vendin e saj të punës. Sapo vizitova mësuesen në QKUK dhe për fat të mirë ajo është larg rrezikut për jetë. Sulmuesja është arrestuar dhe policia po e heton rastin. Mësueses, që me dekada punon në Komunën tonë për të përcjellë dhe përgatitur gjenerata të parashkollorëve, i urojmë shërim të shpejtë”, shkroi Ahmeti.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet