Piloti brazilian “lë timonin” e kthehet në islam mbi Arabi (Video)

Një pilot brazilian ka pushtuar titujt e medias në botën arabe, pasi thuhet se gjatë një “pushimi” teksa drejtonte avionin e pasagjerëve mbi Arabinë Saudite u konvertua në Islam.

Kapiteni Amalo, një pilot brazilian për një linjë ajrore të paidentifikuar, u filmua duke recituar Shahada, disa vargje islamike që tregojnë se tashmë ke pranuar fenë myslimane. Atij ju bashkua edhenjë koleg.

Sipas “El Balad”, pamjet e pilotit që bëri betimin e rëndësishëm islamik janë filmuar në kabinën ajrore rreth 18.000 metra mbi tokë. Videoja e konvertimit në islam gjatë fluturimit tani është parë më shumë se 20.000 herë dhe po vlerësohet në të gjithë Lindjen e Mesme.

“Ne jemi këtu me pilotin Amalo nga Brazili. Ai do të thotë tekstin e Shahadës gjatë fluturimit tonë për në Taluka”, dëgjohet të thuhet në video.

Kapiteni pastaj rrotullohet nga lutja, e cila përfshin deklarimin se nuk ka zot tjetër përveç Allahut. “Unë dëshmoj se Muhamedi është Profeti”, shton Kapiteni Amalo, duke plotësuar konvertimin e tij në qiell të hapur.

 

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet