Pezullimi i dialogut, Hoxhaj: U takon partnerëve të koalicionit të vendosin

U.d i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se partia e tij nuk do të përzihet për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi vetëm se theksoi se kjo çështje duhet të mbyllet me njohje reciproke

“Qëndrimi PDK-së është i qartë, dialogu është proces që udhëheqet nga Qeveria dhe i takon partnerëve të koalicionit që të rishikojnë qëndrimet e tyre në raport me këtë. Meqenëse ne nuk marrim pjesë nuk ja vlen të japim vetëm opinion. Por vetëm dua ta them atë që e ka thënë edhe z.Veseli se dialogu nuk duhet të jetë proces por ngjarje që përfundon me njohje reciproke”

Ndërsa, i pari i PDK-së tha se nuk është koha të diskutojmë për çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

“Jemi në një dramë që ka fillur të premten. Me këtë situatë nuk kemi mundësi apo nguti të merremi se në çfarë forme të zgjidhet. Çfarë presim është që se shumica parlamentare të jetë e qartë sesi do të zgjidhet Presidenti”, deklaroi Hoxhaj.

Kategoritë
LajmeVendi