Peticionin kundër Ramës, shqiptarët duan t’ia dërgojnë Trump-it

Shoqata Shqiptare në Amerikë, e cila e ka nisur këtë iniciativë, do që ta dorëzojë atë në Shtëpinë e Bardhë. Iniciativa ka filluar të përkrahet me të madhe nga përdoruesit shqiptarë të rrjeteve sociale, ndërsa shoqërohet me një përshkrim të detajuar të gjendjes aktuale politike, që po mbretëron në Shqipëri – shkruan Gazeta e Re.

Thirrja për t’u nënshkruar, shoqërohet me përshkrim të detajuar të asaj që ka filluar të përshkruhet, mungesë e demokracisë. Iniciatorët e kanë nisur përshkrimin e gjendjes, me një mirënjohje për Amerikën:

«Ne u jemi veçanërisht mirënjohës për mundësitë që Amerika ua ofron të gjitha grupeve të emigrantëve, për të jetuar dhe për të rritur familjet tona me dinjitet, për të punuar dhe për të kontribuar aktivisht në shoqërinë tonë të lirë dhe më e rëndësishmja të jemi shumë krenarë ta quajmë qytetarë amerikanë.»

Për më shumë, komuniteti shqiptar atje, ua ka shprehur falënderimet më të përzemërta SHBA-ve, por jo vetëm për mikpritjen atje por edhe për «mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për të gjithë shqiptarët që jetojnë në vende të ndryshme në rajonin e Ballkanit. Me ndihmën e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara, shqiptarët në Kosovë jetojnë tani në liri. Shqiptarët në Maqedoninë Veriore dhe Malin e Zi janë qytetarë të respektuar dhe përfaqësohen më mirë politikisht. Për shkak të mbështetjes dhe udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara, Gadishulli i Ballkanit në Evropën Juglindore po shndërrohet në një rajon paqësor, ku respektohen të drejtat e njeriut dhe grupet e ndryshme etnike trajtohen në mënyrë të barabartë dhe po marrin pjesë aktive në procesin politik dhe demokratik.»

Por, sipas tyre, me gjithë mbështetjen e SHBA-ve, gjendja në Shqipëri është duke u rënduar dita ditës:

«Me gjithë përparimin e përgjithshëm që është bërë, shqiptarët amerikanë kanë vërejtur disa vështirësi serioze në procesin e demokratizimit të vendit të tyre, Shqipërisë, atdheut për të gjithë shqiptarët në mbarë botën. Vendi që në fillim të viteve nëntëdhjetë u shpërbë nga një prej regjimeve më brutale komuniste në të gjithë Evropën Lindore, është tani në prag të një autokracie të korruptuar, ku shkelen parimet kushtetuese, kontrollet dhe balancat po hiqen, opozita të drejtat janë duke u mohuar, të drejtat e votimit janë shkelur në mënyrë të paligjshme, sistemi gjyqësor nuk funksionon, ekonomia po ngadalësohet dhe dominon plotësisht dhe kontrollohet nga oligarkët shqiptarë, papunësia po rritet si kurrë më parë dhe shqiptarët më të mirë dhe më të arsimuar po largohen nga vendi në disa numra të frikshëm.»

Aty vihet theksi në akuzat kryesore, më të rënda, që opozita e përjashtuar nga jeta politike parlamentare, sot i artikulon kundër Qeverisë Rama:

«Shqipëria udhëhiqet aktualisht nga Partia Socialiste, pasardhëse e ish-partisë komuniste. Kryeministri Edi Rama, i cili erdhi në pushtet në 2013, vazhdon të mbajë pushtetin përkundër akuzave të shumta serioze për bashkëpunim me krimin e organizuar, dëshmi e të cilave kanë qenë dhjetëra emërime të drejtpërdrejta të Edi Rama në zyrat publike, zyrat e administratës lokale dhe qendrore, e individëve që kanë pasur prejardhje kriminale. Në shumë raste, qeveria socialiste ka zbatuar praktika të korruptuara për rregullimin dhe kontrollin e ekonomisë, duke mbrojtur interesat e veçanta të individëve dhe kompanive private kundrejt interesit publik dhe besohet nga shumica e shqiptarëve se Kryeministri Rama është sot kreu e oligarkisë shqiptare.»

Peticionin kanë filluar tashmë ta nënshkruajnë shumë figura të njohura nga jeta politike e kulturore. Meqë ai nënshkruhet virtualisht – nga përdoruesit e rrjeteve sociale, po u bëhet ftesë të gjithë shqiptarëve që janë kundër kriminalizimit të mëtejmë të pushtetit në Shqipëri, si dhe kundër ngufatjes së demokracisë, që ta nënshkruajnë atë. /Gazetaere.com/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreTema e DitësVendi

Të ngjajshmet