Pesimizëm në Gjermani për rritjen ekonomike në 2019

Gjermania, lokomotiva e eurozonës përgatitet të ulë pak më shumë parashikimet e saj të rritje ekonomike për 2019, duke nxitur kritikat e partnerëve të cilët dëshironin një plan të rimëkëmbjes ekonomike.

Sipas medieve gjermane, Berlini përcakton tashmë për një Produkt të Brendshëm Bruto me rritje prej 0,5% këtë vit, larg nga shifra 1,0% që pritej ende për 2019.

Investitorët ndihen të bezdisur nga pritja në mungesë të sigurive në fund të Brexit. Ata mbeten në pritje për fundin e trazirës tregtare, të iniciuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Në vend, pavarësisht një kërkese të brendshme të konsoliduar që shoqëron ndërkohë rritjen ekonomike, Gjermania nuk mund të presë ndonjë rritje të madhe, më konkretisht pasi thatësira e 2018 dhe hyrja në fuqi e standardeve të reja evropiane antindotje goditën respektivisht sektorët kimikë dhe të automjeteve.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet