Pesë të rinj nga shkolla me kontrata profesionale te FC Prishtina

Prishtina vazhdon vit pas viti me kontrata profesionale për të rinjtë, talentet e klubit duke iu dhënë rast të afirmohen dhe të hyjnë në konkurrencë me futbollistët titullar të ekipit të parë.

Këta pesë futbollistë, Lis Ahmeti, Laurit Behluli, Ramush Ramadani, Trimron Selimi dhe Armend Gashi, iu bashkohen edhe dy të rinjve tjerë, Qendrim Zyba dhe portierit Adi Hyla dhe që të 7-të këta futbollistë nuk e kalojnë moshën 20 vjeç, njofton faqja zyrtare e FC Prishitnës.

Laurit Behluli, më 17 maj ka mbushur 19 vite, portieri i U19 të Prishtinës dhe i si i 3-ti i ekipit të parë në edicionin e fundit, ka zgjatur kontratën duke mbetur pjesë e Prishtinës. Ish-portier i U17 dhe i grumbulluar me U19 të Kosovës, pjesë e Prishtinës është nga viti 2015, ndërsa vije nga Komuna e Gjilanit.

“Jam i lumtur që jam pjesë e klubit më të trofeshëm në vend dhe që viteve të fundit kisha mundësi të kontribuoj në fitimin e titujve kampion tek grupmoshat e reja. Zgjatja e bashkëpunimit më jep më shumë vullnet për punë dhe ti ndihmoj ekipit sa më shumë që t’i kalojmë sfidat e përbashkëta që na presin në të ardhmen”, ka thënë njëri nga katër portierët e tashëm të skuadrës, Behluli.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet