Përurohen edhe 11 kilometra të autostradës “Arbën Xhaferi”

Qeveria e Kosovës dhe konsorciumi turko-amerikan, Bektel-Enka kanë përuruar një tjetër pjesë të autostradës, Prishtinë – Hani i Elezit, që do të lidhë Prishtinën me Shkupin.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se gëzimi i sotëm është i përgjysmuar, sepse gëzimin e plotë do ta kemi së shpejti në përfundim të kësaj rruge.

“Investimet në infrastrukturë janë të shtrenjta dhe për buxhetin e Kosovës janë obligim i madh, por edhe efektin e kanë të madh në ekonominë e vendit”, ka thënë Haradinaj.

Kjo infrastrukturë sipas Haradinajt po e ndryshon pozicionin e ekonomisë në raport me ekonomitë fqinje dhe ato më të largëta.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se populli i Kosovës meriton të ketë rrugë të mira, të cilat bëjnë të mundur zhvillimin ekonomik dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore.

Javën e kaluar Qeveria e Kosovës ka ndarë 53 milionë euro shtesë për kompaninë, Bechtel Enka, për punimet në rrugën Prishtinë – Hani i Elezit, për shkak të, siç është thënë dështimit të Qeverisë së kaluar që t’i paguar me rregull faturat.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet