Personat me grupin e gjakut “A” më të ekspozuar ndaj Covid-19

Hulumtimi tregon se personat me grupin e gjakut zero janë në masë të madhe më të qëndrueshëm ndaj koronavirusit të ri.

Një hulumtim i zhvilluar në Kinë lidhur me rastet e koronavirusit të ri (Covid-19), zbuloi se personat me grupin e gjakut “A” kanë rrezik më të madh për t’u infektuar nga virusi.

Hulumtimi i zhvilluar nga shkencëtarët kinezë ndaj 2.000 rasteve u publikuan në faqen e internetit “Medrxiv.org”.

Në hulumtim janë marrë të dhëna nga 2.000 të infektuar në qytetin Wuhan, e cila është epiqendra e Covid-19 në Kinë, si dhe Shenzhen. Të dhënat janë krahasuar me personat e shëndoshë ku u zbulua se ata që janë të grupit “A” kanë përqindje më të madhe të infektimit dhe simptoma më të rënda.

– Ata që kan grupin e gjakut zero janë më të qëndrueshëm ndaj Covid-19

Personat me grupin e gjakut zero janë në masë të madhe më të qëndrueshëm ndaj koronavirusit të ri.

Në Wuhan, 85 nga 209 të cilët kanë vdekur nga Covid-19 janë të grupit “A” ndërsa numri i të vdekurve me grupin e gjaku zero ishte 52, që do të thotë “63 për qind më pak vdekje”.

Ekspertët thonë se ka nevojë për një hulumtim më të gjërë në lidhje me temën.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi

Të ngjajshmet