Persona të shëruar nga koronavirusi, infektohet përsëri

Në kryeqytetin Çengdun të Siçuanit në Kinë, tek një pacient që kishte përfunduar kurimin u evidentua përsëri koronavirusi i tipit të ri (Kovid-19).

Në deklaratën e bërë nga njësia mjekësore e Çengudusë bëhet e ditur se analizat e pacientit që vazhdonte të ishte në karantinë në shtëpinë dolën përsëri pozitive.

Ndërkohë që theksohet se pacienti është shtruar përsëri për kurim, njoftohet gjithashtu se raste të ngjashme janë regjistruar edhe në rajone të tjera.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit të Kinës për pacientët që kanë përfunduar kurimin kërkoi qe të qëndrojnë 14 ditë në karantinë, të mbajnë maskë dhe të mos marrin pjesë në aktivitetet që zhvillohen përjashta.

Sipas lajmit të “South China Morning Post”, lideri i ekipit mjekësor të luftës kundër epidemisë së Kovid-19 në Hubeide, Cao Cianping bëri të ditur se pacientët që kanë përfunduar kurimin mund të vazhdojnë të mbartin virusin.

Duke theksuar se ndër pacientët e kuruar në Kinë dhe Kanada, analizat e disave kanë dalë pozitive, ai shtoi: “Nuk duhet ta marrim lehtësisht pasi shifrat mund të rriten përsëri”.

Ai tha se raste të tilla janë shumë të rrezikshme dhe shtoi: “Ku do t’i çoni këta pacientë? Nuk mund t’i dërgoni në shtëpi pasi mund t’ia ngjisin edhe të tjerëve. Por për shkak se mundësitë janë të kufizuara nuk mund ti mbani edhe në spital”.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet