Persona të panjohur tentuan ta djegin ndërtesën e Reichstag-ut në Berlin

Drejtoria policore në Berlin njoftoi se sulmuesit mbrëmë vonë derdhën lëndë djegëse dhe i vunë zjarrin një dritareje që ishte e mbyllur me kompensatë.

Një grup i personave të panjohur tentuan ta djegin ndërtesën Reichstag në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin.

Drejtoria policore në Berlin njoftoi se sulmuesit mbrëmë vonë derdhën lëndë djegëse dhe i vunë zjarrin një dritareje që ishte e mbyllur me kompensatë.

Në njoftimin thuhet se pjesëtarët e policisë me intervenimin me kohë fikën zjarrin dhe parandaluan përhapjen e zjarrit në murin lindor të ndërtesës së Parlamentit gjerman të Bundestagut. Ndërtesa mban ende emrin e vjetër Reichstag.

Në rrjedhë është ndjekja për pjesëmarrësit ndërsa është ngritur edhe hetim për incidentin.

Kategoritë
BotaLajme