Përsiatje dimërore mbi Kosovën

Nga Fjolla SPANCA

Asht dimen. fjolleza bore duken tek – tuk rrugeve te trazueme prej feshferimave te janarit! Oxhaqet nxjerrin tym; kercasin xhamat n’penxhere druni; rruget jane te qarkullueshme ama duart dhe hunda thuajse po ngrijne prej se ftohti!

ketyne diteve, konaku i prinderve gelon prej bisedave. Here – here çelen dyert e oborrit prej kah vijne miqte qe i kane marre udhet per me festue n’vendlindje. Prej gzimit, bahet si me pase qene n’vere!

Ne te tilla raste, gati – gati asht ba tradite me prit shfaqjen e emisioneve qe deftojne marrezite e nji viti; i cili kerrysun prej hallesh, duket sikur ja lesho venin stineve te reja – te cilat si padashje njollosen me ernat e pakojshme te gabimeve jo pak te kushtueshme. Emisionet e tilla jane arnue me humor pa shije dhe kange qe nder tjerash, lavdojne:

– drogen
– pushtetin
– paret’
– burgjet
– perdhunimet
– prostitucionin
– krimin
– korrupsionin, hajnine, etj

{Dalldisja mbas shterpesise dhe perfytyrimi i gatuem keq per perendimin e kulturen; dehja prej paditunise dhe pasunija e fitueme shpejt e pa mund; ka kohe qe sikur na jane kthye ne mallkim brezash!}

praa, po due me thane se, netet qe shenojne ndrrimin e motmotit si pahiri e deftojne ma se miri depresionin kolektiv qe na ka zaptue si shoqni!

kahdo dalin e kudo sheh:

– Gazetare/ë pa zemer por ‘me linja trupore perfekte’
– Artiste/ë e VIP-a pa zemer por me “fame, likes, klikime e emen”
– Art pa shpirt – stisun me dhune e krim
– Art pa xhan – mbulue me arme e droge
– Art pa art – programe +18 ditenat

Ka plooot pse dhe sepse ne kete kazan ku katranosen vlerat ma t’nalta te nji shoqnije … ka shume gjak, dhune e krim qe ziejne n’kovat e baltosuna me inat e meri!

Amaaaa mbi çdo gjaaa; tash e kupton se n’mendesine tone ka pamate; padituni!
PADITUNI!

me e thane ndryshe;

“Prive-ja” e Klan Kosoves asht ai qoshku i terrte n’shpite tona ku mretnon paditunija dhe smunja e vetkenaqesise a menjemadhesise!

“Butrinti” asht llastimi banal; egoja e serte; gjymtimi shpirtnor e rrita e nalun pergjysem prej paditunise se familjes, vetes e shoqnise!

“Prive-ja” asht imazhi i bosh-llekut tone; pamundesite tona shpirtnore per me kqyr pak ma larg se hunda; se fustani i grisun edhe torta tane xixa!

“Butrinti” asht rinija jone qe e kena sakatu prej rrenave se “ti je ma i miri; keshtu bahet kosova; jeta asht si filmat e Hollywood-it”

“Prive-te e Butrintave” jane deshtimet tona kolektive prej se i mbyllem librat; i politizuem shkollat; e dogjem kulturen; e mohuem artin dheeeeee e sosem shpirtin per nji grusht pare (prej letre qe per me u printue s’bon as 5 cent)

P. S. per ankesa e kercenime; drejtohuni kah ata qe ja u kane dhane krahet e rrejshem!


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet