Përplasje verbale në Kuvendin e Prizrenit, ky është asamblisti i cili tentoi ta gjuajë me shishe kryetarin Haskuka (Video)

Seanca e sotme e Kuvendit të Prizrenit, në një moment ka eskaluar, kur fjalën e ka marrë kryetari i komunës, Mytaher Haskuka.

Duke u përgjigjur në pyetjet e kuvendarëve në radhë të parë të opozitës, kryetari Haskuka tha se gjysma prej tyre do të duhej të ishin në burg, por në mungesë të shtetit ligjor ju jeni të lirë dhe të akuzoni për të këqija që ju i keni shkaktuar qytetarëve.

“Pikërisht jeni ju që po bllokoni dhe po sabotoni punët e Komunës së Prizrenit, ju jeni ata që e keni kap shtetin, ju jeni shkaktarë që rinia po ik sot nga Kosova, nuk keni drejt mem akuzu për sabotimet që ju po bëni komunës” shtoi Haskuka.

Ndaj këtyre akuzave ka reaguar shefi i GK të AAK-së, Ilir Baldedaj, duke i thënë kryetarit që mos t’ia drejtojë gishtin duke tentuar të gjuaje me shishe. E gjithë kjo përplasje është përshkruar me tone të larta, ndërsa kuvendari Baldedaj, për disa momente u largua nga salla. /tvprizreni

PËRPLASJE VERBALE NË MES TË KRYETARIT , HASKUKA DHE SHEFIT TË GK TË AAK-së, ILIR BALDEDAJ

PËRPLASJE VERBALE NË MES TË KRYETARIT , HASKUKA DHE SHEFIT TË GK TË AAK-së, ILIR BALDEDAJSeanca e sotme e Kuvendit të Prizrenit, në një moment ka eskaluar, kur fjalën e ka marrë kryetari i komunës, Mytaher Haskuka. Duke u përgjigjur në pyetjet e kuvendarëve në radhë të parë të opozitës, kryetari Haskuka tha se gjysma prej tyre do të duhej të ishin në burg, por në mungesë të shtetit ligjor ju jeni të lirë dhe të akuzoni për të këqija që ju i keni shkaktuar qytetarëve. Ndaj këtyre akuzave ka reaguar shefi i GK të AAK-së, Ilir Baldedaj, duke i thënë kryetarit që mos t’ia drejtojë gishtin. E gjithë kjo përplasje është përshkruar me tone të larta, ndërsa kuvendari Baldedaj, për disa momente u largua nga salla.

Publiée par Televizioni Prizrenit sur Jeudi 18 juillet 2019

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet