Përplasje SHBA-Kinë, flota amerikane hyn pa leje në ujërat e kontestuar

Ushtarët e marinës amerikane janë përfshirë në një incident serioz me marinën e Kinës, pasi lundruan në ujërat e diskutueshme të Detit të Kinës Jugore.

Incidenti vjen pasi ekspertët paralajmërojnë se Pekini po e “paketon” duke e përvetësuar këtë hapësirë detare me ishuj artificialë, ku janë vendosur pajisje luftarake ushtarake.

Ushtarët kinezë janë përballur me anijet e marinës amerikane sot në atë që është përshkruar si “incident serioz”. Incidenti u dënua nga Pekini, ndërsa presidenti Donald Trump kërkonte bashkëpunim për samitin me Korenë e Veriut.

Operacioni ishte përpjekja e fundit për të kundërshtuar atë që Uashingtoni e sheh si përpjekje të Pekinit për të kufizuar lirinë e lundrimit në ujërat strategjike. Ndërkohë që ky operacion ishte planifikuar muaj më parë, dhe operacione të ngjashme janë bërë rutinë, ai vjen në një kohë veçanërisht të ndjeshme dhe vetëm pak ditë pasi Pentagoni nuk e ka ftuar Kinën në një stërvitje detare të madhe në SHBA.

Zyrtarët amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se Higgins, udhëheqës-shkatërrues i raketave dhe Antietam, një kryqëzor me raketa të udhëhequr u futën brenda 12 miljeve detare të Ishujve Paracel.

Ky vend është midis një vargu ishujsh dhe shkëmbinjsh, ku Kina ka mosmarrëveshje territoriale me fqinjët e saj. “Anijet ushtarake të SHBA kryen operacione manovrimi pranë The Tree, Lincoln, Triton dhe Ëoody në Paracels”, tha një nga zyrtarët.

Ministria e Mbrojtjes e Kinës shprehu zemërimin e saj, duke thënë se kishte dërguar anije dhe avionë për të paralajmëruar anijet luftarake të SHBA për t’u larguar, duke thënë se ata kishin hyrë në ujërat territoriale të vendit pa leje.

Masa “binte ndesh me të drejtën kineze dhe të drejtën ndërkombëtare. Ata shkelën seriozisht sovranitetin kinez dhe dëmtuan besimin strategjik të ndërsjellë midis dy ushtarive”, thuhej në deklaratë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet