“Përplasje fizike LDK-VV në Kuvend”

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ka mohuar që të jetë përfshirë në një incident brenda Kuvendit të Kosovës.

“Nuk ka pasur asnjë incident”, ka thënë Gashi për Gazetën Express.

Burime nga Lëvizja Vetëvendosje pretendojnë se brenda Kuvendit janë përplasur Arben Gashi dhe Kujtim Shala me deputetin e tyre, Gazmend Gjyshincën.

E gjitha ngjarja sipas tyre thuhet të ketë ndodhur pas një debati të tensionuar në Komisionin për Punë të Jashtme.

Kryetarja e Komisionit, Time Kadriaj, madje për shkak të tensioneve ishte detyruar që të ndërpriste mbledhjen e Komisionit.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet