Përplasi për vdekje gruan gjatë garave me makina, policia gjermane në kërkim të 21 vjeçarit nga Kosova

Një 21-vjeçar kosovar është në kërkim nga policia gjermane pasi aksidentoi me makinë një grua gjatë një gare ilegale në rrugë.

I riu është identifikuar si Kushtrim Hoti ndërsa në mediat gjermane është publikuar edhe fotografia e tij.

Ai akuzohet për vrasje dhe policia gjermane po merr në konsideratë lëshimin e një urdhër arresti ndërkombëtar.

Ekziston mundësia që i riu të jetë larguar jashtë vendit. Aksidenti ndodhi të hënën e Pashkëve në Moers.

Dy garues, njëri prej të cilëve ishte 21-vjeçari, raportohet se po zhvillonin një garë të paligjshme në në një rrugë me dy korsi në Bismarckstraße. Hoti, i cili drejtonte një mjet tip Mercedes, është përpjekur të parakalojë makinën tjetër, tip Range Rover, duke kaluar në korsinë e kundërt. Por në një kryqëzim u përplas me makinën e një gruaje 43-vjeçare.

Ajo u dërgua në spital por mjekët nuk mundën ta shpëtonin. Tre ditë pas aksidentit ajo vdiq për shkak të lëndimeve të rënda që kishte marrë./Alsat-M/

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet