Përmbytjet bllokojnë rrugët, preken Durrësi dhe Vlora

Disa rrugë u gjendën nën ujë prej shiut të së hënës në Durrës. Fëmijë e pleq u gjendën në vështirësi. Reshjet bllokuan kanalizimet duke krijuar përrenj nëpër rrugë.

Moti i keq shkaktoi edhe vonesa të trageteve që mbërrijnë nga Italia, jo vetëm në Durrës, por edhe në Vlorë pasi deti i trazuar pengoi lundrimin.

Sipas kapitenerisë së portit të Vlorës fuqi e dallgëve në det të hapur shkon deri në 8 ballë.

Reshjet kanë shkaktuar bllokime nga inertet edhe në aksin Kordhocë- Gjirokastër. Ka rrëshqitje dheu dhe bllokim të aksit drejt Koshovicës dhe Llongos në Dropull. I rrezikuar për përmbytje mbetet edhe aksi nacional pranë Gjirokastrës./tch

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet