Përmbytje në SHBA, në një automobil gjendet kufoma e gruas shtatzënë

Kufoma e një gruaje shtatzënë dhe djalit të saj tetë vjeçar janë gjetur në një automobil, të cilin e kishte kapluar uji gjatë përmbytjeve në shtetin federal amerikan të Pennsylvania-s.

Shefi i policisë Douglas, John Dzurek, deklaroi se pjesëtarët e shërbimit të shpëtimit me telefon kanë biseduar me gruan të cilën uji e përfshiu teksa ishte në automjet, pas çka erdhi deri te ndërprerja e lidhjeve, raporton AA.

Dzurek tha se pas kërkimit pesë orësh gjetën automobilin në bregun e lumit, në të cilin u gjetën edhe trupat e pa jetë të gruas shtatzënë dhe djalit të saj tetë vjeçar.

Departamenti amerikan për meteorologji për shkak të përmbytjeve ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në disa pjesë të Pennsylvania-s.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet