Përmbyset një autobus nga Maqedonia e Veriut në Serbi, 26 të lënduar

Në rrugën Bllace-Bellolin në Serbi sot ka ndodhur një aksident rrugor në të cilin një autobus me targa të Maqedonisë së Veriut është përmbysur ku si pasojë janë lënduar 26 persona.

Në rrugën Bllace-Bellolin në Serbi sot ka ndodhur një aksident rrugor në të cilin një autobus me targa të Maqedonisë së Veriut është përmbysur ku si pasojë janë lënduar 26 persona, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut.

“Pas informacioneve të fundit të marra nga spitali në Prokuple, të gjithë pacientët të cilët janë pranuar kanë qenë me lëndime të lehta trupore dhe janë lëshuar në kurim shtëpiak. Pritet të arrijë edhe autobusi i cili do ti transportojë udhëtarët në shtëpi. Nuk ka pacientë tjerë as në spitalin në Prokuple. Një paciente ka lëndime më të rënda e cila është hospitalizuar në Nish dhe do të mbahet për kurim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Paraprakisht, MPJ e Maqedonisë së Veriut, pas informacioneve të marra nga mjekët kujdestarë në spitalin e Prokuples, informoi se në spital në ato momente janë në përkujdesje 16 pacientë, derisa një paciente me lëndime më të rënda është transferuar në spitalin e Nishit.

Ende nuk ka informacione zyrtare për detajet dhe arsyet e aksidentit.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet