Përherë të parë amerikanët e lanë Kosovën pas dore, në Uashington ftuan vetëm Vuçiqin

Më 20 gusht, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, do të takohet me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, në margjinat e një takimi të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në New York, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Shtetit.

Vuçiq është ftuar ekskluzivisht nga Pompeo.

Sekretari i Shtetit të ShBA-së, me këtë ftese ka dhanë sinjale të qarta politikanëve kosovar.

Radio Televizionit i Serbisë, raportoi se tema kryesore e bisedimeve midis Vuçiqit dhe Pompeos, do të jetë situata në Kosovë.

Pompeo do të marrë pjesë në një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, dhe është planifikuar të takohet edhe me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteres.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për arritjen sa më parë të një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo, bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian janë ndërprerë që nga nëntori i vitit të kaluar, për shkak të tarifës ndaj mallrave serbe të cilën e ka vendosur Qeveria e Kosovës.

Masa, sipas zyrtarëve në Prishtinë, është ndërmarrë për shkak të fushatës kundër shtetësisë së Kosovës, që e kanë zhvilluar zyrtarët serbë.

“Takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq me sekretarin amerikan të Shtetit SHBA Mike Pompeo është shumë domethënës – si për marrëdhëniet midis dy vendeve tona ashtu edhe për çështjen e Kosovës”

Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq për gazetën “Danas” duke komentuar takimin midis Vuçiqit dhe Pompeos, të paralajmëruar për sot në New York, në kuadër të seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, transmeton Gazeta e Re.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet