Përgjigje me një shuplakë

Shkruan:Ali ef.Vezaj

Do të ketë qenë moti thonë një mentar i rrallë

po edhe çdo fjalë që fliste s’peshohej as me ar.

Për dituritë që zotëronte kudo kish’bërë zë

po e lype shokun e tij, s’e gjente kush edhe asnjë.

Dhe një çun i ri që ish një mendjemprehtë

për të shkuar tek i urti nxitoi sa më shpejtë.

Me selam u fut djaloshi tek mentari shumë i ditur

dhe sipas adetit ky edhe më mirë i kish’ pritur.

Unë erdha te zotëria e yte për ca gjëra të mësoj

dhe tri nga shumë të tjera këtu desha t’i veçoj.

Për të parën pyetje se ku është Zoti do të më japësh xhevap

është një çështje e zorshme dhe dot s’më lë rehat.

Përherë më rëndon në shpirt të dij për kader

më beso o i urtë kjo brengë tepër kohë më merr.

Dhe më në fund një pyetje e kam si për çudi

a do ta djegë shejtanin zjarri, se është nga brum’i tij.

Me vëmendje e dëgjoi mentari këtë djalosh të ri

dhe nuk do të brengosej aq shumë për pyetjet e tij.

Nuk përtoi i urti dhe në fytyrë i dha një shuplakë

dhe tash do ta pllakosë kurreshtarin një zjarr pa flakë.

Me siguri do të jetë çuditur ky djalosh i ri

a këtë përgjigje do ta kenë lypur tri pyetjet e tij.

Po tash do t’i thotë i urti, ku të dhemb më shumë?

do të gjegjej djaloshi, si në krye ashtu edhe në fund.

Dhe tani do ta jap përgjigjen edhe për pyetjen e dytë

kështu i tha mentari e çuni do t’i hapë sytë.

A e dinje ti, se nga unë tash do të skuqesh me këtë flakurinë

vallë, si nuk e sheh të jashtmen dhe pyet për brendinë.

Pra, më dëgjo kështu është edhe kaderi veç i t’Madhit Zot

kështu do të jetë gjithmonë mentari këtij i thotë.

Dhe për të tretën pyetje që bëre krejt në fund

nga ç’materie është krijuar fytyra me gojë e hundë?

A nuk janë të krijuara këta nga mishi me koskë

po edhe kjo dora ime që të dha këtë zjarr të fortë?

Me këto përgjigje të mentarit djaloshi fort u çudit

dhe nga gojë e të urtit po shihte veç dritë.

Kështu dijetari këtij të riu i dha më të mirin xhevap

Për tre pyetjet e bëra, mjaftoi një shuplakë.

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet