Përfundon transferimi i grupit të parë të pajisjeve të S-400 në Truqi

Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi se ka përfunduar transferimi i pjesës së parë të pajisjeve të sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 në bazën ajrore Murted në kryeqytetin Ankara.

Sipas ministrisë, më datë 25 korrik ka përfunduar transferimi i pajisjeve të sistemit S-400, transmeton AA

Turqia firmosi marrëveshjen për furnizim me sistemin S-400 më 11 prill të vitit 2017, pas përpjekjeve të pasuksesshme për të blerë sistemin amerikan Patriot.

Zyrtarët amerikanë kanë kërkuar nga Turqia që të blejë raketat amerikane Patriot, duke thënë se sistemi rus nuk do të jetë i përshtatshëm me sistemet e NATO-s dhe se do ta ekspozonte avionin F-24 ndaj një dredhie të mundshme ruse.

Megjithatë, Turqia ka theksuar se S-400 nuk do të integrohet në sistemet e NATO-s dhe nuk do të përbëjë kërcënim për Aleancën.

Turqia ka kërkuar formimin e një komisioni i cili do të sqaronte çështjet teknike, mirëpo SHBA nuk i është përgjigjur kërkesës.

SHBA është kërcënuar me vendosjen e sanksioneve ndërsa Turqia është përgjigjur me kundërmasa.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet