Përfundon edicioni i 16-të i Maratonës së Shkupit

Për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19), një numër i kufizuar i pjesëmarrësve në maratonën e këtij viti, rreth 1.500, vrapuan në tri disiplina: maratonë, gjysmëmaratonë dhe maratonë stafetë.

Me protokoll të posaçëm për mbrojtje nga COVID-19, sot në Shkup u mbajt edicioni i gjashtëmbëdhjetë i “Wizz Air Skopje Marathon 2020” nën moton “Vrapimi do të të ndryshojë”, raporton Anadolu Agency (AA)

Për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19), një numër i kufizuar i pjesëmarrësve në maratonën e këtij viti, rreth 1.500, vrapuan në tri disiplina: maratonë, gjysmëmaratonë dhe maratonë stafetë.

Fillimi dhe caku i pjesëmarrësve ishte përpara qendrës sportive “Boris Trajkovski”, ndërsa rruga ku vrapuesit kaluan mbeti e njëjtë si në vitet e mëparshme.

“Fituesi i kampionatit shtetëror të maratonës së Maqedonisë së organizuar nga Federata e Atletikës e Maqedonisë është Dario Ivanovski me kohën 02:31:16, në vendin e dytë u radhit Aleksandar Kiraxhiev me kohën 02:40:57 dhe në vendin e tretë Marjan Bonev me një vrapim maratonik me kohën 02:42:41.

Në garën për femra, fituese e kampionatit shtetëror në maratonë është Adriana Pop Arsova me kohën 02:58:14, Biljana Kiraxhieva përfundoi në vendin e dytë me një kohë 03:13:21, ndërsa Vesna Kiraxhieva në vendin e tretë me një kohë 03:27:41”, njoftuan organizatorët.

Në kampionatin kombëtar në gjysmëmaratonë fitues është Atanas Ançevski me kohë 01:14:09, në vendin e dytë u radhit Millosh Rançiq me kohën 01:14:19 dhe në vendin e tretë me kohën 01:17:20 përfundoi Dimitri Petrovski.

Më e mira në kategorinë e femrave në kampionatin shtetëror në gjysmëmaratonë përfundoi Miljana Ristiq me kohën 01:26:31, vendin e dytë e fitoi Sanja Najdovski me kohën 01:38:33 dhe në vendin e tretë përfundoi Maja Rajçina me kohën 01:38:52.

“Wizz Air Skopje Marathon 2020” u organizua nga Lidhja e Sporteve në Shkup, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Federatën e Atletikës, Klubin e Atletikës “Rabotniçki” dhe ndihmës të tjerë dhe nën kujdesin e Qytetit të Shkupit, Zyrës së Bashkimit Evropian në Shkup dhe Agjencisë për Rini dhe Sport.

Maratona e Shkupit ishte planifikuar fillimisht për 10 maj të këtij viti, por për shkak të situatës me koronavirusin, ajo u shty për më 4 tetor.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet