Përfshihet nga flakët aeroplani rus, 41 të vdekur

41 persona kanë vdekur pasi një aeroplan rus bëri ulje urgjente dhe mori flakë menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Sheremetyevo i Moskës.

Të mbijetuarit thonë që aeroplani u godit nga rrufeja, por transportuesi kombëtar rus thotë se aeroplani u kthye në aeroport për arsye teknike.

Sipas raporteve fillestare, aeroplani kishte ateruar në zjarr, por burimet e cituara nga agjencia ruse e lajmeve Interfax thonë që aeroplani mori flakë si pasojë e aterimit të çrregullt.

Avioni ateroi me rezervuar të plotë karburanti meqë ekipi humbi lidhjen me kontrollerët e trafikut ajror dhe konsideroi që do të ishte shumë e rrezikshme të derdhte karburant mbi Moskën, njoftoi Interfax.

Në mesin e të vdekurve janë edhe dy fëmijë. 73 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekipit ishin në aeroplan.

37 vetë i mbijetuan aksidentit – 33 pasagjerë dhe katër anëtarë ekipi.

Edhe një stjuardesë është raportuar të jetë në mesin e viktimave. Pesë persona gjenden në spital dhe një dëshmitare e aksidentit tha që është mrekulli t’i shpëtoje këtij aksidentit.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet