Përfituan mijëra dollarë në SHBA, në kërkim çifti i moshuar nga Shqipëria

Në ShBA janë akuzuar për përfitime të padrejta publike dhe të ndihmës 25 persona, duke i shkaktuar një dëm shtetit të Orange County më shumë se 275,000 dollarë.

Arrestimet janë bërë mes të hënës dhe të enjtes, tha avokati i qarkut Orange County, David Hoovler, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe një çift i moshuar nga Shqipëria, përkatësisht Palë dhe Katrine Kronaj, 84 dhe 74 vjeç. Mediat lokale amerikane shkruajnë se çifti ka udhëtuar posaçërisht nga Shqipëria për të marrë përfitimet e paligjshme që kapin shifrën e më shumë se 32 mijë dollarë.

Teksa është lëshuar një urdhër për arrestimin e tyre, vendndodhja e çiftit mbetet e panjohur. Ata kanë udhëtuar nga Shqipëria për në Orange Country për të marrë përfitimet financiare publike, ndërsa për skenën e mashtrimit janë përfshirë edhe persona të tjerë.

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet