Përfitimet që vijnë nga hudhra e zezë

Hudhra e zezë mund të duket si diçka që duhet të heqësh qafe nga kuzhina jote. Por në disa vende është në të vërtetë e dobishme dhe madje përdoret nga restorante të nivelit të lartë, për të përmirësuar shijen e ushqimit.

Ajo vjen nga hudhra e rregullt e ekspozuar ndaj temperaturave të larta, për një periudhë prej tre deri në katër javë. Ky proces e hudhrën në ngjyrë të errët.

Hudhra e zezë është përdorur gjerësisht në pjatat e këndshme dhe të ëmbla. Disa kuzhinier e përdorin këtë përbërës unik në mish dhe ëmbëlsira për aromë shtesë.

Japonia, Koreja e Jugut dhe Tajlanda janë ndër vendet që kanë përdorur prej kohësh hudhrat e zeza për gatim. Por ajo ka marrë vëmendje në të gjithë Azinë dhe Sh.B.A-në gjatë viteve të kaluara.

Përfitimet shëndetësore të hudhrës së zezë duken të ngjashme me ato të papërpunuara. Por hudhra e zezë  përmban sasi më të larta të antioksidantëve dhe jep një shije dhe aromë tjetër.

Hudhra e zezë është gjithashtu një burim i mirë i kalorive, proteinave, fibrave, hekurit, vitaminës C dhe kalciumit, sipas DrAxe.com.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi

Të ngjajshmet

  • QKU: Sigurohet materiali për intervenime në sy

    Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës njofton se ka siguruar materialin e nevojshëm për një intervenim në sy, përfshirë thjerrëzat dhe materialin tjetër që nevojitet gjatë operacionit. “Pacientët deri...
  • A duhet të ndalojmë stërvitjet kur kemi një ftohje?

    Jemi në sezonin e ftohjeve dhe gripit. Nëse ushtrojmë rregullisht, lind pyetja nëse duhet të vazhdojmë stërvitjen dhe kur imuniteti ynë bie ose nëse është më mirë të pushojmë...
  • Këshilla si të mbrohemi nga gripi

    Jemi në sezonin e gripit prandaj të gjithë duhet të bëjmë më shumë kujdes. Sipas të dhënave zyrtare, në Kosovë prej datës 1 tetor të vitit të kaluar e...
  • Kafeina dëmton kreativitetin

    Ndikimi shëndetësor i kafesë është i shumanshëm dhe një temë e shpeshtë e shumë kërkimeve shkencore. Shkencëtarët thonë se kafeina ndikon në krijimtarinë duke e zvogëluar atë. Ana anësore...