Përdorimi i pastës së dhëmbëve gjatë agjërimit

Dhëmbët pësojnë gërryerje, prishje dhe kalbëzim për shkak të mbeturinave të ushqimit dhe si rrjedhojë njeriu ndjen dhimbje.

Dijetarët e jurisprudencës islame kanë arritur në përfundimin, se agjërimi nuk prishet çdo gjë që futet në gojë, por që nuk depërton deri në grykë, nuk e prish agjërimin.

– Dijetarët e medh’hebit Hanefi kanë thënë: “Goja ka gjykimin e të jashtmes.[1] A nuk e ke vënë re se njeriu kur merr abdes e shpëlan gojën dhe agjërimi nuk i prishet.

– Dijetarët e medh’hebit Maliki kanë thënë: “Çdo gjë që është brenda gojës konsiderohet jashtë: (që do të thotë se ushqimi apo pija nuk kanë depërtuar në grykë)”.

– Dijetarët e medh’hebit Shafi’i kanë thënë: “Nëse gëlbaza nuk arrin deri në grykë, atëherë të gjithë dijetarët e medh’hebit janë të mendimit, se ajo nuk e prish agjërimin.

– Dijetarët e medh’hebit Hanbeli kanë thënë: “Goja ka gjykimin e të jashtmes, prandaj edhe agjërimi nuk prishet me diçka që është brenda në gojë”.

Këto tekste dëshmojnë, se dijetarët e katër medh’hebeve bien dakord, se goja konsiderohet si e jashtme. Kjo do të thotë, se çfarëdo gjëje që njeriu fut në gojë dhe ajo nuk depërton në grykë, agjërimi i tij nuk prishet. Kështu pra, pasta e dhëmbëve nuk ndikon në agjërim, nëse nuk depërton në grykë.

Në përfundim të kësaj që përmendëm, themi se lejohet përdorimi i pastës së dhëmbëve gjatë agjërimit, nëse njeriu është i sigurtë, se asgjë nuk i depërton në grykë gjatë larjes së dhëmbëve. Të këtij mendimi janë dijetarët e shquar: Bin Bazi, Muhamed ibn Uthejmini dhe doktor Jusuf Kardavi.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet