Përçahet PDK – ja në Skenderaj

Çarja e madhe në PDK-në e Skenderajt, jo që nuk është mbyllur as pas zgjedhjeve të brendshme, por ka filluar të bëhet edhe më e madhe.

Aktualisht në Skenderajt veprojnë dy degë të PDK-së, njëra që udhëhiqet nga Sami Lushtaku dhe një tjetër nga njerëz që i mbledh rreth vetes ish-deputeti Bekim Haxhiu. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, mban takime me të dyja palët tani kur ka filluar parafushata zgjedhore e 6 tetorit.

“Një takim me strukturat e Degës së PDK-së në Skenderaj, në kuadër të mobilizimit për zgjedhjet e 6 tetorit, në të cilat Kadri Veseli është nominuar nga PDK-ja për kryeministër të Kosovës.

Sot, në takim mobilizues, së bashku me kryeministrin në ardhje, Kadri Veseli, gjeneralin Nuredin Lushtakun, prof. Blerim Latifin, ministrin Abelard Tahirin dhe një numër i madh i strukturave të PDK-së, Dega në Skenderaj, diskutuam për proceset nëpër të cilat është duke kaluar vendi dhe për të ardhmen e të rinjve dhe të rejave të Kosovës.

Të gjithë u pajtuam se korrupsioni, nepotizmi, uzurpatorët, keqpërdoruesit e parasë publike janë të këqijat dhe rreziku më i madh i së ardhmes së Kosovës, andaj përkrahja për Kadri Veselin është përkrahje për të ardhmen e të rinjve dhe të rejave të vendit tonë , është përkrahje e kthimit të shpresës për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social “Facebook”, që transmeton Gazeta e Re.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet