Për vrasjen e vitit 1997, shqiptari ekstradohet nga Greqia

Një 37-vjeçar i dënuar me 9 vite burg për vrasje në vitin 1997 gjatë një grabitje është ekstraduar mesditën e së premtes nga Greqia.

Mësohet Saimir Gegolli, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendim nr. 154, datë 14.10.2010 e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja”, parashikuar nga nenet 76 dhe 51 të Kodit Penal, transmeton tch.

Gegolli u dënua pasi më datë 05.07.1997, rreth orës 13:00 në afërsi të fshatit Uznovë, Berat, ky shtetas, i armatosur me armë zjarri pistoletë, së bashku me dy persona të tjerë A.K. dhe S.K., të armatosur me armë zjarri automatike, nën kërcënimin e armëve kanë ndaluar një makinë që udhëtonte nga Berati për në Skrapar dhe kanë detyruar të zbresin dhe të shtrihen përtokë të gjithë pasagjerët.

Njeri prej pasagjerëve ka kundërshtuar tu bindet dhe S. G, i ka shtënë në kokë me armë, duke i shkaktuar vdekjen shtetasit N.M.

Shtetasi S. G., është arrestuar nga autoritetet policore greke me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet

  • Ahmeti reagon për “veteranët e rrejshëm”

    Kryetari i komunës së Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj publikimeve ku thuhet se 19,000 veteranë të rrejshëm përfshihen në draft aktakuzën e prokurorit Elez Blakaj...
  • Dy milionë muslimanë pritet të nisin Haxhin

    Dy milionë muslimanë pritet të mbërrijnë javën e ardhshme në Arabinë Saudite për pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit. Këtë vit do të marrin pjesë edhe pelegrinët nga Irani, autoritetet...
  • Pesë shpjegime mbi krizën ShBA-Turqi

    Pak muaj më parë, marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë i ngjanin qetësisë që i paraprin një stuhie. Shkak ishte mbajtja në burg e një pastori amerikan, që akuzohet se...
  • Divorci dhe liria e grave

    Divorci mund të mos jetë ajo që e dëshirojnë, por çifteve ndonjëherë nuk u mbetet zgjidhje më e mirë. Rekomandohet si opsion, veçanërisht, për t’i shmangur pasojat e mëdha...